Ndërlidhjet

BE pajtohet për rregulla më të forta ndaj gazsjellësit rus


Bruksel
Bruksel

Ambasadorët e Bashkimit Evropian u pajtuan që t'i ashpërsojnë rregulloret mbi një gazsjellës të diskutueshëm nga Rusia në Gjermani, por vendosën që të mos mbështesin plane që mund të kërcënojnë përfundimin e tij.

Puna në gazsjellësin Rrjedha Nordike 2 - i gjatë 1,225 kilometra dhe që kalon nën Detin Baltik - është në realizim e sipër dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2019.

BE-ja do që t'i fusë gazsjellësit që hyjnë në bllok nën rregullat e saj për energjinë.

Por, Gjermania ka pasur frikë se kjo do ta bënte gazsjellësin joekonomik dhe të paarritshëm.

Raportohet se 27 nga 28 ambasadorët e BE-së janë pajtuar me propozimin që Gjermania të mbetet negociatorja kryesore në projektin Rrjedha Nordike 2.

Rusia aktualisht furnizon rreth 40% të BE-së me gaz.

Me vite, blloku ka qenë i shqetësuar për mbeshtetjen në gazin rus.

Polonia ka paralajmëruar se Rusia mund ta përdorë Rrjedhën Nordike 2 për të dëmtuar sigurinë e energjisë në Evropë, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar Gjermaninë si "rob" të Rusisë për shkak të gazit të saj.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë përpjekje t'i sigurojë shtetet e Evropës qendrore dhe lindore se tubacioni nuk do ta bëjë Gjermaninë të mbështetet plotësisht te Rusia sa i përket energjisë.

"Gjermania do të zgjerojë rrjetin e terminaleve të gazit. Ne nuk duam të jemi të varur vetëm nga Rusia", ka thënë Merkel të enjten.

XS
SM
MD
LG