Ndërlidhjet

Hoti i LDK-së kërkon "transparencë për dialogun"


Avdullah Hoti
Avdullah Hoti

Qytetarët e Kosovës duan transparencë lidhur me dialogun me Serbinë, që është sugjerim edhe i dy ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe Beograd, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai tha se “është e papranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi" dhe se "kjo qasje e presidentit u pa edhe sot në konferencën për media”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili udhëheq bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, tha të premten, mes tjerash, se ka marrë porosi të qartë në Uashington se pa pezullimin e tarifës doganore ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, nuk mund të vazhdojë dialogu me Serbinë.

"E para, Kosova duhet të dialogojë dhe do të dialogojë, sepse nuk ka alternativë tjetër. Gjuha që nxit konflikte, duhet të hiqet nga diskursi jonë", tha Hoti duke mos specifikuar se cila gjuhë nxit konflikte.

Serbia është tërhequr nga bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën prejse kjo e fundit u ka vënë taksë 100% prdodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja në nëntor të vitit të kaluar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur edhe të premten se nuk do të ketë bisedime pa heqjen e taksës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është në kundërshtim me interesat amerikanë.

Thirrje për heqjen e saj kanë bërë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG