Ndërlidhjet

Vdes akademik Idriz Ajeti


Ilustrim
Ilustrim

Të mërkuren në Prishtinë, në moshën 102 vjeçare ka vdekur, albanologu, pedagogu dhe ish kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Idriz Ajeti.

Akademik Ajeti ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1973-75 si dhe Drejtor i Institutit Albanologjik në vitet 1969-1971.

Profesor Ajeti ka qenë po ashtu pjesëmarrës i Konferencës së Rambujesë.

Video nga arkivi: Një shekull i Akademik Idriz Ajetit

Akademik Ajeti ka merita të veçanta në proceset e standardizimit të shqipes. Veprimtaria e tij shkencore është e gjerë dhe e gjithanshme. Ka hartuar tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme e studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e akademik Idriz Ajetit është humbje e madhe për shoqërinë kosovare.

“Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë” ka thënë presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook.

XS
SM
MD
LG