Ndërlidhjet

Kontrollerët e trafikut ajror në grevë


Ilustrim
Ilustrim

Shoqata sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror në Aeroportin e Prishtinës, ka mbajtur grevë njëorëshe, në shenjë pakënaqësie të Ligjit për paga, që sipas tyre e cënon autonominë dhe pavarësinë e këtij institucioni.

Artan Hasani, kryetar i Shoqatës sindikale të kontrollerëve të trafikur ajror, tha për Radion Evropa e Lirë se ky ligj ndikon në inkasimin e të hyrave direkte të këtij institucioni dhe është në kundërshtim edhe me ligjet e Bashkimit Evropian.

"Ne kërkojmë që presidenti të mos e miratojë ligjin apo ta kthejë prapa për amandamentim që neve të na kursejë nga Ligji për paga. Askund në botë nuk mund të miratohet një ligj "tavan", ligj mbi të cilin nuk mund të ndërtohet asgjë. Këto ligje mund të sjellen vetëm në shtete diktatoriale", tha Hasani.

Hasani shtoi se protesta do të shënojë intensitet në ditët e ardhshme, nëse kërkesa e tyre nuk përmbushet.

XS
SM
MD
LG