Ndërlidhjet

Air India rikthen fluturimet në Irak pas 30 vjetëve


Ilustrim.

Linja e fluturimeve, Air India ka rikthyer shërbimet në Irak, për herë të parë pas 30 vjetëve, teksa në fluturimin e parë do të bartën pelegrinët shiitë për në qytetin e shenjtë, Najaf.

Ambasadori i Indisë në Bagdad, Pradeep Singh Rajpurohit, ka thënë: “Kjo është hera e parë në 30 vjet”, që një aeroplan ka arritur nga India në Irak.

“Ne jemi shumë me fat që qyteti i shenjtë Najaf është zgjedhur si destinacioni i parë”, ka thënë ai, duke shtuar se janë bërë shumë përpjekje për t’i rikthyer linjat e fluturimit mes këtyre dy vendeve.

Aeroplani është nisur nga Lucknow, derisa pelegrinët janë mirëpritur nga zyrtarët irakianë.

Në qytetin Najaf, që gjendet rreth 150 kilometra në jug të Bagdadit, është varri i Imamit Ali, dhëndrit të Profetit Muhammed, njëherësh themeluesit të Islamit shiit.

Pas disa vjetëve të konfliktit dhe sanksioneve gjatë udhëheqësisë së Saddam Husseinit në Irak, shumë kompani ajrore kanë ndalur ofrimin e shërbimeve në këtë shtet dhe disa prej tyre ende nuk kanë shprehur interesim për t’u kthyer në këtë territor.

XS
SM
MD
LG