Ndërlidhjet

Haradinaj: Ky është vit i përmbylljes së temave të hapura


Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes soleme të Qeverisë për nder të 11-vjetorit të pavarësisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes soleme të Qeverisë për nder të 11-vjetorit të pavarësisë.

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje solemne në nder të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në mbledhje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky vit është vit i konsolidimit të Kosovës, për të mbyllur, siç tha ai, temat e hapura, përfshirë edhe marrëveshjen eventuale me Serbinë.

“Besoj se tani ky është në vit i konsolidimit tonë si shtet, i përmbylljes së të gjitha temave të mbetura të hapura në planin rajonal e ndërkombëtar, këtu nënkuptohet edhe një marrëveshje për njohje, obligative e ligjore me Serbinë në kufijtë ekzistues, por edhe anëtarësimi në NATO”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova nuk e ka luksin që të bëjë hapa prapa, “por vetëm hapa para dhe këtë do t’ua kërkojmë dhe do t’ua shpjegojmë edhe miqve tanë se hapat prapa e dobësojnë Kosovën dhe besimin e qytetarëve në shtetin e tyre”, tha kryeministri Haradinaj.

Pas mbledhjes së Qeverisë, në oborrin e ekzekutivit, u ngrit flamuri i Kosovës nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ngritja e flamurit nga FSK-ja
Ngritja e flamurit nga FSK-ja

Për përvjetorin e 11-të të shpalljes së pavarësisë, në Kosovë sot do të mbahen aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe një mbledhje soleme të Kuvendit të Kosovës dhe parakalimi i Ushtrisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG