Ndërlidhjet

Pakistani e paralajmëron Indinë kundër veprimeve ushtarake


Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se vendi i tij do të hakmerret nëse India ndërmerr veprime ushtarake kundër tij.

Komentet vijnë pasi dhjetëra ushtarë indianë u vranë javën e kaluar në një sulm vetëvrasës në rajonin e Kashmirit - pjesën e administruar nga India.

Në adresimin televiziv, Khan i bëri thirrje Indisë që të sjellë prova për pretendimet e saj, se Pakistani ka qenë i përfshirë në sulm.

"Çdo veprim i Indisë për të kërcënuar sovranitetin e Pakistanit do të përcillet me hakmarrje të sigurt", tha Khan.

Mbi 40 pjesëtarë të forcës indiane të sigurisë janë vrarë në sulmin e së enjtes.

Jaish-e-Mohammad, grup militant me seli në Pakistan, e ka marrë përgjegjësinë për të.

Sulmi i ka rritur tensionet midis Indisë dhe Pakistanit - dy fuqive bërthamore që kanë bërë dy luftëra për kontrollin e Kashmirit.

Lexoni edhe këtë: Pakistani kërkon ndihmë nga OKB-ja për uljen e tensioneve me Indinë

XS
SM
MD
LG