Ndërlidhjet

Pacolli kërkon të respektohet kërkesa amerikane për taksën


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i bëri thirrje spektrit politik në Kosovë për një takim të përbashkët ku do të diskutohej çështja e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjes.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjithë udhëheqësit politikë në Kosovë, duke përshirë edhe partnerët e koalicionit qeverisës, që të kenë parasysh "kërkesat e miqve ndërkombëtarë për heqjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës".

Ai ka shkruar se partnerët e koalicionit duhet të jenë së bashku e jo të ndarë.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur, që të respektojmë çdo kërkesë të miqve tanë e që janë në interesin tonë. Ne, gjithë institucionet tona duhet të flasim me një zë si na kërkoi Presidenti Trump. Këto letra brenda një kohe kaq të shkurtër, mesazhet e tyre në përputhshmëri me njeri tjetrin, janë rast që ne të forcohemi mes vete dhe jo të ndahemi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe të hënën ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa që u është vënë produkteve serbe dhe të Bosnjes, nuk do të hiqet për sa të jetë ai në krye të Qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG