Ndërlidhjet

OKB-ja lejon delegacionin e Koresë së Veriut të udhëtojë në Vietnam


Presidenti amerikan Doland Trump dhe udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jon Un, gjatë takimit në Singapor, qershor 2018
Presidenti amerikan Doland Trump dhe udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jon Un, gjatë takimit në Singapor, qershor 2018

Një komitet i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka rënë dakord të lejojë anëtarët e delegacionit të Koresë së Veriut, që janë subjekt i sanksioneve të OKB-së, të udhëtojnë në Vietnam për samitin midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësit të Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Presidenti amerikan ka konfirmuar se do të mbajë një samit të dytë me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong un më 27-28 të këtij muaji në Vietnam.

Kërkesa për lejimin e udhëtimit të zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut ishte bërë nga Vietnami.

Sanksionet e OKB-së ndalojnë qeveritë që të japin viza për zyrtarët e Koresë së Veriut.

Një leje e tillë iu dha edhe Singaporit në qershor të 2018-s, kur u mbajt samiti i parë ndërmjet presidentit Trump dhe Kim Jong Un-it.

Pas këtij samiti mbeti i paqartë niveli i angazhimit të Koresë për të punuar drejt denekluarizimit të plotë përderisa presidenti Trump deklaroi se kishte përfunduar kërcënimi bërthamor që paraqiste Korea e Veriu

Megjithatë Pheniani ende nuk ka ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim.

Nikoqiri i ardhshëm i samitit, Vietnami, i cili ka marrëdhënie të mira me Phenianin, gjithashtu ka zhvilluar lidhje të mira me Uashingtonin, pavarësisht konfliktit që zgjati disa dekada gjatë të Luftës së Ftohtë.

Gjatë këtij konflikti, Shtetet e Bashkuara mbështetën Vietnamin e Jugut kundër Veriut.

Vietnami u ribashkua në vitin 1975, pasi trupat komuniste nga veriu pushtuan kryeqytetin jugor.

XS
SM
MD
LG