Ndërlidhjet

Mbi 70 të vdekur nga zjarri në një lagje banimi në Bangladesh


Ilustrim

Të paktën 70 njerëz kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që përfshiur disa ndërtesa banimi dhe depo me materie kimike në një pjesë historike të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka.

Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit luftuan flakët, e cila besohet të ketë filluar kur shpërtheu një bombolë me naftë që ruhej në një makinë.

Zjarri pastaj u përhapet shpejt në të gjithë zonën duke përfshirë një restorant dhe pesë ndërtesa, tha për CNN, Ibrahim Khan, zëvendës komisioner i Policisë në Dhaka.

Dy nga ndërtesat ishin dëmtuar aq keq saqë policia tha se ka shqetësime që mund të shembeshin.

Zyrtarët thanë se numri i viktimave mund të rritet.

XS
SM
MD
LG