Ndërlidhjet

Shefi politik i talibanëve afganë nuk merr pjesë në bisedime me të dërguarit amerikanë


Patrullim i militantëve talibanë.
Patrullim i militantëve talibanë.

Liderët talibanë afganë kanë thënë më 21 shkurt se shefi i tyre i ri politik nuk do të marrë pjesë në bisedimet për paqe me të dërguarit amerikanë, që pritet të mbahen javën e ardhshme në Katar.

Zyrtarët amerikanë dëshirojnë të takohen me Mullah Abdul Ghani Baradar, duke shpresuar që bashkëthemeluesi i talibanëve dhe veterani ushtarak, të diskutojë çështjet, që kanë vështirësuar një marrëveshje të paqes me Qeverinë afgane.

Mirëpo liderët e lartë talibanë kanë thënë se Baradar nuk do të jetë pjesë e bisedimeve në Katar, sepse ai ka pasur vështirësi për sigurim të gjithë dokumentacionit të udhëtimit.

Ata po ashtu kanë njoftuar se së fundmi janë shpërfaqur disa dallime në mesin e udhëheqësisë së talibanëve, rreth rolit që duhet ta ketë Baradar në bisedime.

Ai është liruar nga burgu i Pakistanit në muajin tetor.

Emërimi i tij për udhëheqje të bisedimeve nga ana e talibanëve është konsideruar si shtytje e këtyre të fundit për arritje të legjitimitetit politik dhe atij diplomatik.

Loja diplomatike e talibanëve
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:10:34 0:00

Bisedimet mes SHBA-së dhe talibanëve synojnë t’i japin fund luftës 17-vjeçare në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të që të dërgojnë talibanët në tavolinën e negociatave me zyrtarët në Kabul.

Qeveria e Kabulit nuk ka qenë e përfshirë në bisedimet me talibanët për shkak se këta të fundit i konsiderojnë zyrtarët qeveritarë afganë si kukulla të perëndimit.

XS
SM
MD
LG