Ndërlidhjet

Brenda 24 orëve, 230 raste emergjente në QKUK


Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, brenda 24 orëve, ka pasur 230 raste.

Përmes një postimi të QKUK-së në Facebook bëhet e ditur se Klinika Emergjente ka trajtuar raste të ndryshme.

“55 raste u trajtuan në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor, 55 raste te dhoma kirurgjike, 74 te dhoma internistike dhe 51 te dhoma ortopedike në emergjencë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Klinika Emergjente ka trajtuar edhe 13 raste të aksidenteve në komunikacion, derisa nga kjo klinikë, për trajtim të mëtejmë në klinikat e tjera janë bartur 24 pacientë.

XS
SM
MD
LG