Ndërlidhjet

Kelmendi, edhe me një medalje të artë


Majlinda Kelmendi ( Foto nga arkivi)
Majlinda Kelmendi ( Foto nga arkivi)

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Duseldorf të Gjermanisë.

Kelmendi ka mposhtur me ippon kundërshtaren nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasure.

Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.

"E artë!", ka shkruar mes tjerash Kuka në Facebook.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e kurorëzuar me titullin Kampione Bote dhe Kampione Olimpike, është vetëm njëra nga shumë xhudistët tjerë që me suksesin e tyre në fushën e sportit, bënë që shtetin e Kosovës ta njohë bota.

XS
SM
MD
LG