Ndërlidhjet

Burgim i përjetshëm për Pjetër Nrecaj që vrau gruan dhe vajzën 9 vjeçare


Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka dënuar me burgim të përjetshëm, Pjetër Nrecajn, i cili vitin e kaluar vrau gruan dhe vajzën e tij nëntë vjeçare.

Apeli ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë, nuk i kishte vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese.

“Shqiptimi i dënimit unik prej 24 viteve burgim, nuk është adekuat me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit. Kjo për faktin se janë shkaktuar pasoja tepër të rënda me rastin e privimit nga jeta të bashkëshortes së tij V.N dhe vajzës së tij K.N., e që ka mundur të shkaktohen pasoja edhe më të rënda”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Në aktvendimin e Gjykatës së Apelit më tej thuhet se Pjetër Nrecaj, në mënyrë tw vazhdueshme, ka pasur sjellje të këqija ndaj bashkëshortes duke ushtruar dhunë si dhe vepra penale është kryer në prezencë të fëmijëve dhe vëllezërve të viktimës, e ku pasojat kanë mundur të jenë edhe më të rënda.

Vitin e kaluar, Gjykata Themelore në Gjakovë e shpalli fajtor Pjetër Nrecaj për vrasje të dyfishtë. Ai ishte dënuar me 23 vite burgim për vrasje dhe 2 vite për armëmbajtje pa leje.

Pjetër Nrecaj kishte vrarë gruan e tij, 40 vjeçaren, Valbona Nrecaj dhe vajzën e tyre 9 vjeçare K.N, me 7 gusht të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG