Ndërlidhjet

Gjermania mund të kërkojë nga klerikët njohuri të gjuhës gjermane


Flamuri gjerman.
Flamuri gjerman.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme gjermane, ka thënë se Qeveria është duke shqyrtuar mundësinë që të kërkojë nga klerikët që hyjnë në këtë shtet, të kenë njohuri të gjuhës gjermane, ka raportuar agjencia e lajmeve dpa.

Agjencia e lajmeve ka cituar këtë zëdhënës të ketë thënë se klerikët “që flasin gjuhën gjermane janë më të familjarizuar me kulturën gjermane” andaj do të bëjnë punë më të mirë, kur është fjala për promovimin e integrimit.

Ai ka thënë se figurat religjioze që janë kujdesur për një numër të madh të imigrantëve myslimanë, të cilët kanë arritur në këtë shtet nga viti 2015, “kanë një rol të rëndësishëm dhe funksion të këshillimit, që është vendimtar kur është fjala për promovimin e bashkëjetesës në mes të kulturave dhe feve të ndryshme”.

Ligjvënësi, Carsten Linnemann, nga partia e kancelares gjermane, Angela Merkel ka udhëhequr thirrjet për një kërkesë të tillë.

Social-Demokratët e qendrës së majtë, që janë partnerë të koalicionit, kanë kundërshtuar këtë kërkesë.

Linnemann ka thënë se në Gjermani kanë rreth 2,000 imamë që flasin “pak ose aspak gjuhën gjermane”.

Unioni Turko-Islamik, që funksionon në kuadër të Insitutit të Religjionit ka listuar 1,049 klerikë që tashmë janë në Gjermani.

Atyre normalisht iu garantohet një leje e përkohshme e qëndrimit dhe pritet të kthehen në Turqi pas katër apo pesë vjetëve që kanë jetuar në Gjermani.

XS
SM
MD
LG