Ndërlidhjet

Vazhdojnë ndalesat e fluturimeve për aeroplanët Boeing 737 MAX


Ilustrim
Ilustrim

Është rritur numri i shteteve dhe kompanive ajrore që kanë ndaluar fluturimet e aeroplanëve Boeing 737 MAX 8, tre ditë pas rrëzimit të aeroplanit nga Etiopia që la të vdekur 157 persona në bord.

Bashkimi Evropian, Norvegjia, Australia, Kina, Malejzia, Singapori, Indonezia, Brazili, Meksika, India dhe vende të tjera thanë më 12 mars se kanë ndaluar këtë lloj të aeroplanit për të fluturuar në hapësirat e tyre ajrore deri në një njoftim të ardhshëm.

Autoriteti i aviacionit civil evropian tha se të martën ka lëshuar direktivën e sigurisë, duke pezulluar gjitha fluturimet komerciale me këtë lloj të aeroplanëve nga operatorët e vendeve të treta brenda ose jashtë Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara që po ndihmojnë autoritetet etiopiane për të hetuar rastin e rrëzimit të aeroplanit thanë se është ende herët për të ndaluar fluturimet e Boeing 737 MAX 8s.

Më 10 mars, një aeroplan Boing Max 8 nga Etiopia, u rrëzuar duke vrarë 157 persona në bord.

Kompania, Ethiopian Airlines ka thënë se fluturimi ET302, ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, para se të rrëzohej në Addis Ababa.

Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte atë model në më pak se pesë muaj.

Boeing-u, prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, tha se do të vendosë një softuer të ri në aeroplanët e tij të tipit 737 Max.

XS
SM
MD
LG