Ndërlidhjet

Shembet objekti i një shkolle në Nigeri


Pamja nga vendi ku është shembur ndërtesa në Nigeri.

Të paktën 10 fëmijë kanë vdekur me disa të tjerë mendohet se kanë mbetur nën rrënoja pasi një shkollë fillore në qytetin e Nigerisë, Lagos është shembur plotësisht.

Shkolla ka qenë në katin e parë të ndërtesës trikatëshe në ishullin Lagos.

Në disa fotografi janë parë shumë shpëtimtarë duke kërkuar në skenën ku ka ndodhur shembja.

Shkaqet e shembjes nuk janë bërë të ditura.

Mediat lokale kanë thënë se ndërtesa e shembur ka qenë bllok rezidencial me një numër të apartamenteve.

Ekipet e emergjencës kanë larguar të plagosurit nga rrënojat. Disa prindër të shqetësuar kanë arritur në skenën e shembjes derisa të tjerë kanë shkuar në spital lokal për të kërkuar fëmijët e tyre.

Zëdhënësi i Agjencisë për Emergjenca, Ibrahim Farinloye, ka thënë se shembja ka ndodhur afër mesditës.

“Besohet se shumë persona duke përfshirë fëmijë, tani janë nën rrënoja”, ka thënë ai.

Rrëzimi i ndërtesave nuk është i zakonshëm në Nigeri.

XS
SM
MD
LG