Ndërlidhjet

Policia jep detaje për vrasjen e dy personave në Suharekë


Ilustrim
Ilustrim

Në komunën e Suharekës sot kanë ndodhur dy vrasje, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Lidhur me këto dy raste, Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media ku ka dhënë më shumë detaje.

Nënkoloneli Nexhmi Krasniqi, drejtor në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, duke folur në konferencë për media njoftoi se një person me iniciale J.A, është gjetur pa shenja jete në orën 9:47 të mëngjesit të sotëm në një kazino të Suharekës.

Ai tha se për këtë rast kanë rast është arrestuar një rreshter i Policisë së Kosovës, i cili është i dyshuari kryesor për këtë rast.

“Kemi arritur që t’i mbledhim në vend të ngjarjes disa prova materiale dhe kemi ardhur në përfundim se personi i mundshëm, i dyshuar për momentin është një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshter në stacionin policor veri në Prizren, i cili është në transfer nga hetimet e IPK-së për shkak të një hetimi të mëhershëm.Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e banesës ku ai jeton në Suharekë, pastaj edhe shtëpitë përcjellëse në vendlindjen e tij.Është konfiskuar arma e zjarrit dhe të gjitha pajisjet e policisë, disa telefona dhe pajisje tjera dhe me urdhër të prokurorit personi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, duke folur për rastin e dytë, ku një person u vra në fshatin Studenqan të Suharekës, nënkoloneli Krasniqi tha se dyshon se ky rast ka ndodhur pas një konflikti për çështje pronësore.

“Bëhet fjalë për vëllezër, pas një konflikti që dyshimet e para janë për çështje pronësore. Viktima ka qenë i arrestuar edhe më herët për një vrasje tjetër ku ka vuajtur 14 vjet burg. Ndërsa pasi ka dalë nga burgu, që dy-tri vjet ka shkuar te axha i vet dhe në odë të pritjes, aty në hyrje është bërë shkëmbimi i zjarrit dhe ka mbetur i vdekur personi me iniciale I.G, 54-vjeçar”, tha ai.

Policia ka arrestuar vëllain e viktimës, me inicialet B.G.

Policia tha se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, në Kosovë janë shënuar 9 raste të vrasjeve.

XS
SM
MD
LG