Ndërlidhjet

Presidenti iranian bën thirrje për bashkim kundër armiqve


Presidenti iranian, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka bërë thirrje për përfundim të konflikteve të brendshme, duke thënë se spektri politik duhet të jetë i bashkuar kundër armiqve të huaj.

Rohani i ka bërë këto komente në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror më 21 mars, teksa është festuar Viti i Ri Persik, Nevruz.

Rohani ka qenë nën presion nga politikanët e linjës së ashpër në këtë shtet, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Përveç kësaj, SHBA-ja ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj Iranit, duke i goditur sektorin e naftës dhe atë bankar.

Megjithatë, Rohani ka përkrahur marrëveshjen, e cila është është konsideruar kontraverse nga disa fraksione brenda Iranit.

Lideri iranian ka mbrojtur vendimet e udhëheqësisë së tij, duke fajësuar sanksionet e SHBA-së, për problemet ekonomike, me të cilat po përballet ky shtet.

Ndërkohë, në një fjalim të ndarë për këtë festë, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se ky shtet u ka rezistuar me sukses sanksioneve amerikane “të pashembullta”, dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që të rrisë prodhimin industrial për t’i ndihmuar ekonomisë.

XS
SM
MD
LG