Ndërlidhjet

I dyshuari për sulmin në Holandë do të akuzohet për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Prokurorët holandezë thanë se do të akuzojnë për vrasje terroriste të dyshuarin për sulmin në tramvajin e qytetit Utrecht.

Nga sulmi që ndodhi të hënën mbetën të vrarë tre persona ndërkaq u plagosën pesë të tjerë.

I dyshuari, Gokmen Tanis, që është shtetas turk, pritet të paraqitet para Gjykatës të premten ndërkaq prokurorët besojnë se ai ka vepruar i vetëm në këtë sulm.

“Ne po hetojmë nëse i dyshuari ka vepruar nga motivet terroriste apo nëse veprimet e tij kanë të bëjnë me probleme personale në kombinim me një ideologji radikale” thanë prokurorët përmes një komunikate.

I dyshuari, Gokmen Tanis, u arrestua disa orë pas sulmit dhe hetuesit në veturën e tij, krahas dëshmive tjera, gjetën një letër, për të cilën ata thonë se tregon për veprim terrorist.

XS
SM
MD
LG