Ndërlidhjet

BE-ja propozon shtyrje të Brexit-it deri në muajin maj


Ilustrim

Bashkimi Evropian mund t’i ofrojë Britanisë së Madhe një shtyrje të Brexit-it deri në muajin maj nëse parlamenti britanik miraton marrëveshjen e Brexit-it javën tjetër.

Kështu thuhet në një draft dokument të Komisionit Evropian, raporton BBC.

Në Bruksel po qëndron kryeministrja,Theresa May, në përpjekje për të bindur udhëheqësit e BE-së për të shtyrë afatin e daljes së Britanisë nga BE-ja që është paraparë të ndodhë më 29 mars.

Dokumenti thotë se BE-ja po e konsideron zgjatjen e afatit të daljes së Britanisë nga blloku por se nuk mund të ketë shtyrje përtej zgjedhjeve evropiane.

Zgjedhjet evropiane pritet të mbahet më 23 deri më 26 maj.

BBC raporton se udhëheqësit e BE-së i kanë ofruar kryeministres May shtyrje deri më 7 maj.

Ndërkaq agjencia Reuters raporton se në bisedime është propozuar që data e shtyrjes të jetë 22 maj mirëpo Franca u tërhoq nga kjo datë dhe propozoi 7 majin.

"Kjo do të na jepte më shumë kohë për t'u përgatitur për një marrëveshje pa Brexit", tha një diplomat.

Më herët gjatë ditës së enjte, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se nëse deputetët britanikë do të votojnë kundër marrëveshjes javën e ardhshme, Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja pa një marrëveshje.

XS
SM
MD
LG