Ndërlidhjet

Presidenca pranon informacionet lidhur me aferën e spiunazhit Bosnjë-Kroaci


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë, i ka dorëzuar Presidencës së vendit, informacionet mbi aktivitetin e inteligjencës dhe diplomatëve kroatë në armatosjen e supozuar të islamistëve selafi në Bosnjë dhe Hercegovinë.

"Duke pasur parasysh se ky është një informacion i lidhur me sigurinë, Ministria e Sigurisë në këtë moment, nuk mund të japë më shumë detaje mbi përmbajtjen e këtij dokumenti", njoftoi të martën Ministria e Sigurisë.

Drejtori i Agjencisë Kroate të Inteligjencës, Daniel Markic, kohët e fundit e ka pranuar se oficerët e inteligjencës kroate kishin folur me qytetarët e Bosnjës pavarësisht faktit se në fillim autoritetet kroate kishin hedhur posht në tërësi pretendimet e ministrit Mektiq.

Bosnjë Hercegovina dhe Kroacia janë përfshirë tash e sa ditë në një aferë lidhur me pretendimet se Kroacia ka rekrutuar shtetas boshnjakë.

Kohë më parë prokuroria e Bosnjës tha se do të hetojë pretendimet e publikuara nga mediat se intelegjenca dhe diplomatët kroatë janë përpjekur të armatosin islamistët Selafi në Bosnjë.

Lidhur me këto pretendime, në prokurorin e Bosnjës, ka dhënë dëshminë e tij edhe ministri i Sigurisë, Dragan Mektiq.

XS
SM
MD
LG