Ndërlidhjet

Fruthi nxit gjendje të jashtëzakonshme në një qark të Nju Jorkut


Ilustrim.

Një qark në Nju Jork ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas raportimeve se është duke u rritur numri i personave të prekur me sëmundjen e fruthit.

Qarku Roklland, në veri të qytetit të Nju Jorkut, u ka ndaluar fëmijëve të pavaksinuar që të qarkullojnë në hapësira publike.

Shkelësit e këtij urdhri do të ndëshkohen me 500 dollarë gjobë dhe rreth gjashtë muaj burgim.

Ky njoftim ka ardhur pas raportimeve për përhapje të kësaj sëmundjeje në Uashington, Kaliforni, Teksa dhe Illinois.

Shkalla e vaksimimit ka rënë shumë në Shtetet e Bashkuara, pasi prindërit përmendin një varg arsyesh filozofike apo fetare, si dhe dilemat se këto lloje të vaksinave mund të shkaktojnë autizëm te fëmijët.

“Ne nuk do të qëndrojmë ulur derisa fëmijet e komunitetit tonë janë në rrezik”, ka thënë shefi ekzekutiv i qarkut Roklland, Ed Day.

“Kjo është krizë e shëndetit publik dhe është koha të veprojmë”, ka shtuar ai.

Italia u kushtëzon fëmijëve shkollimin me vaksinim

Sa i përket Evropës, vetëm në vitin 2018 janë raportuar 82,500 raste të prekur me këtë sëmundje, duke shënuar kështu shifrën më të lartë në dekadën e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se lëvizja kundër-vaksinimit do të jetë një nga rreziqet kryesore për shëndetin e njeriut më 2019.

XS
SM
MD
LG