Ndërlidhjet

Kosnett: Kosova të ratifikojë Konventën e Stambollit


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të ratifikojnë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

"Nëse Kosova e merr këtë hap, udhëheqësit e juaj dërgojnë mesazh të fuqishëm se Kosova po përgatitet për integrimin euroatlantik", tha Kosnett përmes një postimi në Twitter.

Vitin e kaluar, në Kosovë janë raportuar mbi 1,000 raste të dhunës në familje, ndërsa pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë gra.

Kurse, gjatë dhjetë vjetëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 raste të vrasjeve, ku viktima kanë qenë gratë.

Lexoni edhe këtë:

Kosnett: Gratë në Kosovë pengohen në aspektin politik, ekonomik e social

XS
SM
MD
LG