Ndërlidhjet

Deputetët e Zelandës së Re miratojnë ndryshimet për Ligjin e armëve


Dyqan i armëve në Zelandën e Re.
Dyqan i armëve në Zelandën e Re.

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për të ndaluar të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim, pas sulmeve të përgjakshme që kanë ndodhur në dy xhami në Kristçërç muajin e kaluar.

Projektligji i ri është miratuar me 119 vota në të mirë të tij, në më pak se një muaj pasi i dyshuari për kryerjen e vrasjeve, ka sulmuar dy xhamitë më 15 mars, duke lënë të vdekur 50 persona.

Australiani, Brenton Tarrant, 28 vjeçar, i vetëshpallur supremacist i bardhë, përballet me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza tjera për tentim-vrasje.

Projektligji pritet të kthehet në ligj më vonë gjatë kësaj jave, kur guvernatori i përgjithshëm ta nënshkruajë atë.

Faza e dytë e ndryshimeve për armët pritet të ndodhë gjatë këtij viti dhe do të ngrisë pyetje rreth rregullave për regjistrim të armëve.

XS
SM
MD
LG