Ndërlidhjet

Njëzet vjet pas: Qytetarët në rrugën e refugjatëve drejt Bllacës


Pamje nga Bllaca.
Pamje nga Bllaca.

Në Bllacë të mërkurën është vënë gurthemeli i “Qendrës Përkujtimore të gjenocidit serb në Kosovë ‘Bllaca ‘99”.

Në këtë fshat kufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, njëzetë vjet më parë kanë qëndruar mijëra qytetarë të Kosovës, që ishin dëbuar nga forcat serbe.

Vendimi për ngritjen e kësaj Qendre është marrë nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë përmes një postimi në Facebook se ajo që e ai e ka cilësuar shtëpi të jashtëzakonshme do të flasë “me zërin e ndërgjegjjes kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut”.

“Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës dhe e cila do të shërbejë edhe si falënderim i përjetshëm botës demokratike, të prirë nga SHBA, që ia mbylli rrugën me drejtësi mizorisë, për ta rikthyer shpresën e një populli”, ka thënë ai.

Më 24 mars të vitit 1999, NATO-ja nisi fushatën e sulmeve ajrore kundër caqeve ushtarake në ish-Jugosllavi për të ndaluar dhunën e regjimit serb në Kosovë.

XS
SM
MD
LG