Ndërlidhjet

Rusia thotë se ka vrarë dy militantë të dyshuar të IS-it


Policia ruse, fotografi nga arkivi.

Komiteti Hetues i Rusisë thotë se dy anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), janë “likuiduar” gjatë një operacioni në Rusinë Qendrore.

Dy mjete shpërthyese dhe materiale të tjera për krijimin e bombave, janë në mesin e gjërave që janë konfiskuar gjatë operacionit të kryer në Tyumen, tha Komiteti Hetues përmes një deklarate për media, ka raportuar agjencia e lajmeve ruse, Interfax.

Më 12 prill, Interfax dhe TASS kanë raportuar se një “operacion antiterrorist” po zhvillohej në këtë qytet, në një banesë ku dyshohej se qëndronin militantët e IS-it.

Në Twitter janë publikuar fotografi ku tregohej një prezencë e shtuar e forcave policore dhe video ku dëgjoheshin të shtëna me armë.

Komiteti Hetues ka thënë se kanë qenë dy të dyshuar “të cilët po planifikonin sulme terroriste në rajon”.

XS
SM
MD
LG