Ndërlidhjet

FBI arreston liderin e grupit të armatosur që po ndalonte migrantët në kufirin SHBA-Meksikë


Sunland Park
Sunland Park

Byroja Federale e Hetimeve (FBI), të dielën tha se ka arrestuar Larry Hopkins, liderin e grupit të armatosur që po ndalon migrantët e pa pajisur me dokumente, pas kalimit të kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës.

Hopkins, 69 vjecar, i njohur edhe si Johnny Horton, është arrestuar në Meksikën e Re, pas akuzave për armbëmbajtje, deklaroi FBI.

Hopkins është “komandanti kombëtar” i UCP-së, anëtarët e së cilës janë vendosur pranë kampeve në Sunland Park që nga shkurti.

UCP e përshkruan veten si “grup patriotik” që ndihmon Patrollën e Kontrollit të Kufirit të SHBA-së të kontrollojë numrin e madh të familjeve të migrantëve që kërkojnë azil përtej kufirit.

XS
SM
MD
LG