Ndërlidhjet

Kim Jong Un arriti në Rusi


Kim Jong Un
Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka hyrë në territorin e Rusisë, një ditë para takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Si zakonisht, rruga e Kim zgjat më shumë pasi ai udhëton me tren dhe jo me ndonjë mjet tjetër udhëtimi.

Kim Jong Un arriti në Rusi
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:40 0:00

Të martën zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov, tha se "Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean".

Takimi do të realizohet në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t'iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.

Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.

XS
SM
MD
LG