Ndërlidhjet

Qeveria britanike dëshiron miratimin e Brexit-it para muajit korrik


Kryeministrja britanike, Theresa May dhe ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington

Qeveria britanike dëshiron që marrëveshja për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian të miratohet para hapjes së sesionit të ri të Parlamentit Evropian në muajin korrik.

Kështu tha ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington, sipas të cilit, bisedimet me opozitën laburiste për marrëveshjen e Brexit-it deri më tani janë të frytshme.

Megjithatë, ai tha se nuk mund të japë një datë të saktë se kur mund të rikthehet për votim në parlamentin britanik marrëveshja e dakorduar me Bashkimin Evropian. Data e saktë, sipas tij, varet nga bisedimet që po zhvillohen me Partinë Laburiste.

Marrëveshja tashmë është refuzuar tri herë nga ana e ligjvënësve britanikë. Kjo ka bërë që kryeministrja, Theresa May, përmes vizitave të shpeshta në vendet evropiane të kërkojë shtyrjen e afatit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Më 11 prill, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrjen e datës së Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 tetor.

XS
SM
MD
LG