Ndërlidhjet

Hahn, optimist për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka të ngjarë të sigurojnë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, tha komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, për DPA-në.

Ai tha se "është i bindur" se Komisioni do ta lëshojë këtë rekomandim në fund të majit.

Hahn lavdëroi në veçanti Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Shtetet e BE-së kanë rënë dakord në parim qershorin e kaluar, por fillimi formal i bisedimeve varet nga reformat e mëtejshme.

Komisioni do të dalë me një përditësim rreth përpjekjeve për reforma pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në fund të majit.

Hahn po ashtu i paralajmëroi shtetet anëtare që "të mos luajnë për të blerë kohë".

"Vetëm politikat e besueshme do të kenë sukses në nxitjen e procesit reformues të Ballkanit Perëndimor dhe në ruajtjen e ndikimit tonë në rajon", tha Hahn.

Nëse shtetet anëtare ndalen, shtoi ai, vonesat mund të rrezikojnë stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit.

XS
SM
MD
LG