Ndërlidhjet

Vdes ish-senatori amerikan, Richard Lugar


Ish-senatori amerikan, Richard Lugar, foto nga arkivi.
Ish-senatori amerikan, Richard Lugar, foto nga arkivi.

Ish-senatori amerikan, Richard Lugar, përfaqësues i shtetit Indiana, ka vdekur të dielën në moshën 87 vjeçare, ka bërë të ditur Qendra Lugar në Uashington.

“Gruaja e tij e dashur, Char, dhe katër fëmijët, Mark, Bob, John, David dhe familjet e tyre, kanë qenë me të gjatë sëmundjes së tij të shkurtër në spital”, ka njoftuar kjo Qendër përmes një deklarate.

Lugar, ka qenë senator republikan dhe lider për politika të jashtme, i cili ka shërbyer në Senatin e Shteteve të Bashkuara nga viti 1977 deri më 2013.

Pasi është larguar nga Senati, ai ka themeluar Qendrën Lugar, puna e së cilës fokusohet në mospërhapjen e armëve.

Pas vdekjes së tij kanë reaguar edhe liderë të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë përmes një postimi në Facebook se Lugar “ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë”.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu përmes një postimi në Facebook ka thënë se “shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë përfaqësuesit të shtetit Indiana në Senat, Lugar, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë.

XS
SM
MD
LG