Ndërlidhjet

Perandori Naruhito zotohet se do të jetë simbol i unitetit


Perandori i ri i Japonisë, Naruhito.

Perandori i ri i Japonisë, Naruhito është zotuar për të përmbushur rolin e tij si “simbol i shtetit dhe unitetit” në adresimin e tij të parë publik pasi ka marrë fronin.

Naruhito, 59-vjeçar i ka bërë këto deklarata në një ceremoni të shkurtër por simbolike në Pallatin perandorak.

Ai ka trashëguar babain e tij, 85-vjeçarin, Akihito, i cili ka hequr dorë nga froni për shkak të shqetësimeve për shëndet.

Ai është perandori i parë japonez që është larguar nga kjo pozitë, në më shumë se 200 vjet.

“Unë betohem se do të reflektoj thellësisht sipas kursit të përcjellur nga perandori Akihito dhe do të përmbush përgjegjësitë e mia si simbol i shtetit dhe njerëzve të Japonisë”.

Bazuar në një sondazh është thënë se rreth 80 për qind e publikut mbështet familjen perandorake në Japoni, njëherësh mbështetjen më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

XS
SM
MD
LG