Ndërlidhjet

Vuçiq: Pa evropianët nuk mund të zgjidhim asnjë problem


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është e rëndësishme që Serbia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por më e rëndësishme, sipas tij, është të sigurohet një e ardhme e sigurt.

"Këto nuk mund t'i arrijmë vetëm, andaj na duhen miqtë", tha Vuçiq në një tekst autorial të botuar në gazetën serbe Kurir.

"Ka raste që nuk duhet humbur dhe sigurisht se Berlini ishte një prej tyre", tha Vuçiq, duke aluduar në Samitin e Berlinit, i cili, më 29 prill, mblodhi udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Samiti u organizua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në këtë takim u tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis tyre dhe për një angazhim konstruktiv në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Por, Vuçiq tha se në Samitin e Berlinit ndarjet ballkanike ishin më të rëndësishme për disa politikanë, sesa nevoja për të zgjidhur diçka me kompromis.

Vuçiq, në shkrimin e tij, foli edhe për takimet që ka pasur së voni në Pekin me përfaqësues të Kinës dhe Rusisë, por tha se pavarësisht fuqisë së tyre, fuqisë së Amerikës, "duhet kuptuar se pa gjermanët dhe francezët, pa italianët dhe evropianët e tjerë", Serbia "nuk do të mund të zgjidhë asnjë problem në të ardhmen".

Lexoni edhe këtë: Samiti i pritjeve, por edhe mospajtimeve të mëdha

XS
SM
MD
LG