Ndërlidhjet

Propozohet që çereku i buxhetit të BE-së të shpenzohet për ndryshimet klimatike


Bruksel
Bruksel

Tetë vende evropiane bënë thirrje për një strategji ambicioze për trajtimin e ndryshimeve klimatike, duke kërkuar shpenzimin e çerekut të buxhetit të Bashkimit Evropian për luftimin e tyre.

Deklarata e përbashkët thotë se BE-ja duhet të ndalojë plotësisht emetimin e gazrave serrë deri më 2050 "më së voni".

Ajo u nënshkrua nga Franca, Belgjika, Danimarka, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia.

Grupi tha se plani i tij "duhet të jetë një shembull për vendet e tjera që duhet ta ndjekin".

Pozicioni i tetë vendeve është se ndryshimet klimatike kanë "implikime të thella për të ardhmen e njerëzimit" dhe se ndikimet e tyre janë tashmë të dukshme".

Plani vjen në prag të një samiti të madh të udhëheqësve evropianë, që do të nisë të enjten në Rumani dhe do të ketë në agjendë diskutimet për të ardhmen e Evropës dhe strategjinë e BE-së për pesë vjetët e ardhshëm.

Për momentin, vendet e BE-së duhet të ulin emetimet e gazrave serrë për 20% deri në vitin 2020 dhe 40% deri në vitin 2030.

Lexoni edhe këtë: Këshilli i Arktikut nuk arrin të dalë me deklaratë të përbashkët

XS
SM
MD
LG