Ndërlidhjet

Pompeo do të takohet me Putinin në Rusi


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një vizite në Rusi më 13 dhe 14 maj.

Përmes një deklarate të publikuar më 10 maj, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus ka thënë se bisedimet e Pompeos me Putinin dhe ministrin Lavrov do të zhvillohen në Soçi të Rusisë më 14 maj.

Ortagus po ashtu ka thënë se aty do të diskutohen “sfidat” me të cilat përballen Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Pompeo pritet që të takohet edhe me pjesëtarë të ambasadës amerikane në Moskë si dhe me liderë biznesorë amerikanë në Rusi.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë mospajtime rreth rolit që ka secili shtet në Venezuelë, pasi përkrahin palë të kundërta.

Lideri opozitar, njëherësh presidenti i përkohshëm, Juan Guaido, ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara derisa presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Kinës.

XS
SM
MD
LG