Ndërlidhjet

Arrestohet deputeti Dardan Molliqaj


Ilustrim.
Ilustrim.

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se, Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e kësaj partie, Dardan Molliqaj.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015”, është thënë në njoftimin e kësaj partie.

PSD konsideron se “arrestimi i deputetit Molliqaj ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore”.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka realizuar një urdhër-arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Urdhër - arresti është nxjerrë me datën 12.05.2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore. Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG