Ndërlidhjet

Arrestohet lideri politik i organizatës separatiste baske Eta


Lideri politik i grupit separatist bask Eta, Josu Ternera
Lideri politik i grupit separatist bask Eta, Josu Ternera

Lideri politik i grupit separatist bask Eta është arrestuar në Francë pas 17 vjetësh në arrati.

Operacioni i arrestimit të tij u realizua përmes bashkëpunimit të organeve të sigurisë së Francës dhe Spanjës.

Josu Ternera, emri i vërtetë i të cilit është Antonio Urrutikoetxea, akuzohet për disa vrasje të kryera nga grupi separatist Eta.

Grupi separatist zhvilloi një fushatë të dhunshme për pavarësinë baske për më shumë se 40 vjet. Në vitin 2018 ky grup deklaroi se është shpërbërë.

Pjesëtarët e këtij grupi kanë vrarë më shumë se 800 persona gjatë fushatës së dhunshme para deklarimit të armëpushimit në vitin 2011.

Eta ishte e klasifikuar si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG