Ndërlidhjet

Apostolova bën thirrje për zgjedhje transparente në komunat veriore


Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen më 19 maj në katër komunat në veri të Kosovës, të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor.

“Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve, janë themeli i demokracisë. BE-ja thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara”, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së BE-së.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar do të mbahen të dielën në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Zgjedhjet atje janë shpallur pasi që kryetarët e këtyre komunave me shumicë serbe, më 26 nëntor të vitit të kaluar, kanë dhënë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj taksës doganore 100% që Kosova u ka vënë mallrave të importuara nga Serbia.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka akredituar 464 vëzhgues për zgjedhjet e 19 majit.

XS
SM
MD
LG