Ndërlidhjet

BE me masa të reja kundër sulmeve kibernetike


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian miratoi një mjet të ri ligjor për të ndëshkuar ata që gjenden përgjegjës për sulme kibernetike në vendet anëtare të bllokut, si dhe në vendet e treta dhe në organizatat ndërkombëtare.

Ministrat e Financave të BE-së, gjatë takimit në Bruksel të premten, e miratuan regjimin e sanksioneve që i mundëson bllokut 28-anëtarësh të ngrijë asete dhe të vendosë ndalesa udhëtimi për individët, kompanitë dhe organet shtetërore jashtë bllokut, që janë të përfshira në sulme kibernetike.

"Korniza i mundëson BE-së të ndërmarrë masa shtrënguese për të penguar dhe reaguar ndaj sulmeve kibernetike", thuhet në deklaratën e ministrave.

Sipas së njëjtës, sanksionet do të merren parasysh nëse një sulm kibernetik ka "ndikim të rëndësishëm" në cakun e tij.

Zyrtarët evropianë janë në gjendje gatishmërie për të minuar çdo përpjekje për të dëmtuar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, që do të mbahen më 23-26 maj, përmes fushatave të dezinformimit apo sulmeve kibernetike.

Zyrtarët e kanë akuzuar Rusinë për disa fushata piraterimi kundër Perëndimit, por Moska e ka mohuar përfshirjen në to.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG