Ndërlidhjet

Zëvendëskancelari austriak jep dorëheqje pas publikimit të incizimit sekret


Heinz-Christian Strache
Heinz-Christian Strache

Zëvendëskancelari austriak, Heinz Christian Strache, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të një incizimi sekret, ku shihet duke i ofruar një përfitueses ruse kontratat e qeverisë, në këmbim të mbështetjes politike.

"Kam dorëzuar dorëheqjen time si zëvendëskancelar i Austrisë dhe kancelari Sebastian Kurz e ka pranuar këtë vendim”, tha Strache të shtunën.

Strache shtoi se nuk ka thyer asnjë ligj përderisa ka pranuar “aferën ekstrem të turpshme nën ndikim të alkoolit”.

Ai tha se në pozitën e tij do të zëvendësohet nga Norber Hofer, ministër i Transportit.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të një incizimi nga gazeta Der Spiegel, ku shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet sikur investitore e pasur nga Rusia.

Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2017 në Ibiza, disa muaj para se zgjedhjeve parlamentare në Austri, ku Strache u emërua zëvendëskancelar.

Ky skandal ka ngritur spekulimet për të ardhmen e qeverisjes në mes të Partisë së Lirisë të Straches dhe Partisë së Popullit të Sebastian Kurz.

Zyrtarë të lartë të koalicionit kanë mbajtur një mbledhje urgjente për të diskutuar këtë krizë.

XS
SM
MD
LG