Ndërlidhjet

MPJ refuzon kërkesën e Marko Gjuriqit për të hyrë në Kosovë


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Kërkesa e shefit të Zyres së Kosovës në Serbi, Marko Gjurq, për hyrje në Kosovë të dielën, në ditën e zgjedhjeve për kryetarët e komunave veriore, është refuzuar nga autoritetet e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj.

“Kërkesa e tij është refuzuar për shkak që nuk është në përputhje me marrëveshjen e Bruskelit, ku kërkesat duhet të adresohen vetëm gjatë ditëve të punës dhe jo në fundjavë”, tha Zyberaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se MPJ është në koordinim me autoritetet e sigurisë në Kosovë për të parandaluar çdo shkelje të mundshme apo tentim-hyrje ilegale në Kosovë.

Shefi i Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriq, kishte thënë për mediat në Serbi se do të jetë prezent në ditën e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës, përkundër refuzimeve të njëpasnjëshme nga autoritetet e Kosovës për vizitë.

Gjuriq ishte arrestuar në mars të vitit të kaluar nga Policia e Kosovës pasi nuk ka përfillur ndalesën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës dhe është futur në Mitrovicë.

XS
SM
MD
LG