Ndërlidhjet

Presidenti i Austrisë cakton datën e zgjedhjeve në shtator pas skandalit të korrupsionit


Alexander van der Bellen

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen ka thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin shtator, pas skandalit politik ku përfshihet një video incizim sekret që shfaq zëvendëskancelarin e shtetit, Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata qeveritare një përfitueses ruse, në këmbim të donacioneve politike.

Pas takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz, presidenti tha se zgjedhjet duhet të mbahen në fillim të muajit shtator.

Kurz më 18 maj kërkoi zgjedhje të parakohshme derisa mijëra protestues me pankarta ku shkruante "zgjedhjet e parakohshme tani", u mblodhën jashtë zyrës së z. Kurz në Vjenë.

Ky vendim erdhi disa orë pas dorëheqjes së Straches nga pozita, i cilie pranoi fajin për veprimet e tij duke thënë se sjellja e tij ishte "e papërgjegjshme" dhe se po dilte nga qeveria për të shmangur dëmet e mëtejshme të qeverisë.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të një incizimi nga gazeta Der Spiegel, ku shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet sikur investitore e pasur nga Rusia, dhe prezantohet sikur mbesa e një biznesmeni të njohur rus.

Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2017 në Ibiza, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare në Austri, ku Strache u emërua zëvendëskancelar.

XS
SM
MD
LG