Ndërlidhjet

Policia e Kosovës zhvillon operacion hetimor në Prishtinë


Ilustrim.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke zhvilluar një operacion hetimor, që përfshin bastisjen dhe ndalimin e disa personave.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se policia po zhvillon këtë aksion në disa lokacione në Prishtinë.

"Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione. Pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalim me informacione shtesë", kanë thënë ata.

Sipas raportimeve të disa mediave lokale, ky aksion është duke u zhvilluar ndaj disa personave të cilët kanë në pronësi kazino dhe lokale të lojërave të fatit.

Më 10 maj të këtij viti ka hyrë në fuqi edhe zyrtarisht Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet.

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është marrë, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, janë vrarë dy persona.

XS
SM
MD
LG