Ndërlidhjet

Joko Widodo rizgjidhet president i Indonezisë


Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, dhe Zonja e Parë.
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, dhe Zonja e Parë.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, u rizgjodh në krye të shtetit me 55.5% të votave, bëri të ditur Komisioni i Përgjithshëm i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Indonezi u mbajtën muajin e kaluar dhe Widodo e mundi rivalin e tij, Prabowo Subianto, gjeneral i pensionuar.

Rezultati u publikua një ditë përpara se ishte e paraparë, për shkak të protestave të mundshme, në përgjigje të rezultatit.

Subianto, 67 vjeç, është zotuar se do të sfidojë çdo fitore të Widodos, duke e akuzuar atë për mashtrim në zgjedhje.

Tensionet janë rritur pasi policia, më 17 maj, ka thënë se ka arrestuar dhjetëra islamistë, nën dyshimet për planifikim të sulmeve në demonstratat politike që do të mund të pasonin shpalljen e rezultateve.

Rreth 32,000 forca të sigurisë janë vendosur në kryeqytetin e Xhakartës.

XS
SM
MD
LG