Ndërlidhjet

Arrestohen dy të dyshuar për sulmin në Lion të Francës


Lion, Francë
Lion, Francë

Policia në Francë arrestoi dy persona, pasi një bombë e dyshuar shpërtheu javën e kaluar në qytetin Lion, duke plagosur 13 vetë.

Pajisja shpërtheu jashtë një furre të bukës, të premten pasdite.

Një nga të arrestuarit, 24 vjeç, është bombarduesi i dyshuar, thanë prokurorët.

Detaje për tjetrin nuk u dhanë.

Hetimet po udhëhiqen nga prokurorët anti-terrorizëm, në koordinim me policinë e Lionit dhe shërbimin e brendshëm francez të sigurisë.

Mediat franceze thonë se njëri nga të dyshuarit është student i teknologjisë informative, me shtetësi algjeriane.

I dyshuari i dytë, sipas shtypit lokal, është një i mitur, që ndjek shkollën në Lion.

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, e konfirmoi një arrestim përmes një postimi në Twitter, duke thënë se veprimi i përbashkët i disa agjencive ishte "vendimtar".

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Sulmet e xhihadistëve me bomba kanë vrarë më shumë se 250 njerëz në Francë që nga viti 2015.

XS
SM
MD
LG