Ndërlidhjet

Serbët protestojnë në Mitrovicën Veriore


Protesta në Mitrovicën veriore
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Protesta në Mitrovicën veriore

Të mërkurën, në Mitrovicën Veriore është organizuar protestë ndaj aksionit të Policisë së Kosovës, i cili është zhvilluar të martën, në komunat e veriut të Kosovës.

Protesta e qytetarëve serbë ka nisur në mesditë, në sheshin “Princi Lazar”.

Kryetari i partisë, Lista Serbe, Goran Rakiq, u është drejtuar protestuesve, duke thënë se të martën janë rrahur qytetarët e Zubin Potokut, vetëm sepse kanë qenë serbë. Ai ka theksuar se qytetarët serbë të katër komunave të veriut të Kosovës, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës Veriore, janë unikë dhe nuk janë frikësuar nga, siç e ka quajtur ai, ‘brutaliteti i policisë”.

“Kërkojmë lirinë, mbrojtjen dhe drejtësinë. Dje, kriminelët arrogantë dhe qëllimkeq, të fshehur si policë, kanë përhapur urrejtje dhe dhunë ndaj popullit duarthatë. Kanë goditur, shkatërruar dhe shembur, kanë shtënë kinse po vendosin rend duke e satanizuar veriun, në mënyrë që ta pushtojnë më lehtë. Kjo sjellje është e turpshme për shqiptarët dhe e turpshme për bashkësinë ndërkombëtare, e cila i promovon të drejtat dhe liritë e njeriut”, ka thënë Rakiq.

Ai u ka thënë qytetarëve që të mos bien pre e “provokimeve hipokrite të ziera sipas recetës së kuzhinës së madhe perëndimore”. Rakiq ka shtuar se “shteti i Serbisë është me serbët e Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë me ta”.

Në protestën e sotme kanë qenë të pranishëm kryetarët e komunave veriore të Kosovës, zyrtarë serbë të këtyre komunave, si dhe drejtues të institucioneve publike, por edhe të strukturave, të cilat autoritetet e Kosovës i konsiderojnë paralele dhe jo legale. Protesta ka përfunduar pa ndonjë incident .

Të martën, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, me qëllim të luftimit të krimit dhe kontrabandës. Operacioni policor ka rezultuar me ndalimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.

KFOR: Autoritetet serbe kanë qenë të njoftuara për aksionin në veri

Vuçiq: Nuk është e vërtetë që e kemi ditur për aksionin në veri

XS
SM
MD
LG