Ndërlidhjet

Kina thotë se lufta me SHBA-në do të ishte katastrofë për tërë botën


Ministri i Mbrojtjes, Wei Fenghe

Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Wei Fenghe, tha të dielën se lufta me Shtetet e Bashkuara do të ishte një katastrofë për tërë botën, si dhe paralajmëroi Uashingtonin të mos ndërhyjë në kontestet e sigurisë në mes të Taivanit dhe Detit jugor të Kinës.

Kina ishte zemëruar nga veprimet e fundit të administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rritjen e mbështetjes ndaj Taivanit demokratik, duke përfshirë lundrimin e marinës së SHBA-së përmes ngushticës së Taivanit që ndan ishullin nga Kina.

Duke diskutuar në Samitin e mbrojtjes së Azisë, ministri Wei tha se Kina “do të luftojë deri në fund nëse dikush tenton të ndërhyjë në marrëdhëniet me Taivanin”, të cilën Bejingu e konsideron territor të shenjtë që mund ta marrë edhe me forcë nëse detyrohet.

“Kina nuk do të sulmojë derisa të sulmohemi” tha ai, duke nënvizuar se do të kishte pasoja të mëdha në konfliktin e mundshëm me SHBA-në.

SHBA-ja, si shumë shtete tjera, nuk ka marrëdhënie formale me Taivanin, por është mbështetjësja më e madhe dhe burimi më i madh i armëve.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar pas luftës së gjatë tregtare, mbështetjes së SHBA-së ndaj Taivanit, qëndrimit të ushtrisë së Kinës në Detin jugor, ku SHBA-ja po ashtu kryen patrullimin.

XS
SM
MD
LG