Ndërlidhjet

Trump: Ndryshimet klimatike, të dobishme dhe të dëmshme


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se beson që ndryshimet klimatike janë të dobishme ashtu si edhe të dëmshme, pas një diskutimi 90-minutësh me Princin Çarls të Britanisë.

“Unë besoj se ekziston një ndryshim i motit dhe mendoj se kjo sjell të mira dhe të këqija”, ka thënë Trump në një intervistë.

Ai ka thënë se ka ndarë dëshirën e princit për “klimë të mirë”, mirëpo ka fajësuar kombet tjera për rritje të ndotjes së ajrit.

Prej kur ka nisur presidencën, Trump ka përmbysur disa ligje amerikane për klimën, pavarësisht paralajmërimeve nga agjencitë e tij.

Trump ka thënë se takimi me Princin Çarls ishte planifikuar të zgjaste vetëm 15 minuta.

“Ai ka folur më së shumti dhe është shumë i mirë sa i përket çështjeve klimatike, dhe mendoj se kjo është gjë fantastike”, ka thënë Trump.

“Ai kërkon të sigurohet se gjeneratat e reja kanë klimë që është e mirë dhe nuk rezulton me fatkeqësi, dhe unë pajtohem me të”.

Trump ka fajësuar, Kinën, Indinë dhe Rusinë për përkeqësim të cilësisë së ajrit dhe ujit, duke pretenduar se SHBA-ja ka “një prej klimave më të pastra që ekzistojnë”.

Më 2017, ai është larguar nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke thënë se ku dokument ndërkombëtar për të mbajtur temperaturën globale nën 2 gradë Celsius krijon pengesa për punëtorët amerikanë.

Ai ka vazhduar të injorojë paralajmërimet nga agjencitë amerikane federale, duke hedhur poshtë një raport të vitit 2018, në të cilin janë theksuar pasojat e shkatërrimit ekonomik në rast të ndryshimeve klimatike.

XS
SM
MD
LG