Ndërlidhjet

Vuçiq thotë se e mbështet përcaktimin e kufirit me Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai pajtohet për përcaktimin e kufirit me Kosovën duke theksuar se kjo do të ishte “absolutisht gjëja më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët”.

Ai i tha Televizionit Prva, se një referendum në këtë temë do të thirret nëse ai do të ketë diçka për t'i ofruar popullit, megjithatë, siç ka thënë, ende nuk ka një propozim konkret.

“Unë jam për përcaktimin e kufirit dhe për këtë nuk turpërohem, por serbët janë kundër kësaj, dhe unë e kam kuptuar porosinë e popullit. Ne, nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë të vërtetën për Kosovën, edhe kur të gjithë e dinë atë. Njerëzit nuk dëshirojnë ta pranojnë sepse kjo prek emocionet e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur për sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për gjendjen në Kosovë, Vuçiq tha se seancat e Këshillit të Sigurimit janë gjithmonë të rëndësishme për “çështjen e statusit”, por ai vlerësoi se samiti i Parisit në fillim të korrikut, i organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel është “shumë i rëndësishëm”, megjithatë, siç tha ai, nuk është e sigurtë nëse ai do të mbahet fare.

XS
SM
MD
LG